Rreth nesh

Shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re (SHBLSH E RE), u krijua në fund të vitit 2003, por veprimtarinë e saj botuese private e filloi në vitin 2004. Në stafin e saj drejtues dhe në redaksitë kryesore: shoqërore, shkencore, të artit grafik, pikturës e realizimit u aktivizuan  specialistët më të talentuar e profesionistë në fushën e edukimit, pjesë e Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor krijua në vitin 1967, institucionit të vetëm shtetëror që plotësonte nevojat për tekste shkollore për arsimin parauniversitar në Shqipëri, deri në vitin 2003.

 

Në vitin 2004, MASH futi në arsimin parauniversitar kurrikulën e re dhe praktikën e konkurimit. Vit pas viti SHBLSH E RE, konkuroi pranë MASH. Librat tanë të miratuar, nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, sot kërkohen nga shkollat në Shqipëri.

 

Te SHBLSH E RE spikatin linjat tona cilësore falë përvojës dhe autorëve në: gjuhë shqipe – letërsi, duke filluar nga Abetarja (Prof. Kolë Xhumari) e akademik Bahri Beci, linja e Matematikës klasa e parë  deri te e pesta të Prof. Kujtim Dedej, linja e fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës, aftësimit teknologjik etj.

 

Krahas librave shkencorë jemi munduar t’i ndihmojmë nxënësit e mësuesit në fushën didaktike me: libra ushtrimesh, libra për mësues, fletore pune etj. Një ndihmesë të çmuar kemi dhënë nëpërmjet librit enciklopedik p.sh.: me serinë e “Gjenive të shkencës”, “Gra të shquara në shkencë”, “Seria e dijeve”, Seria hap pas hapi”etj., të cilat po pasurohen çdo ditë.


Botuesja
Teuta Mati